Gjendet një kallash në një kazan mbeturinash në Vlorë, dyshohet se është përdorur në ngjarje kriminale

Aktualitet

Publikuar: 14/04/2023

Gjendet një kallash në një kazan mbeturinash në Vlorë, dyshohet se është përdorur në ngjarje kriminale

Një armë zjarri tip kallashnikov është gjetur ditën e sotme brenda një kazani me mbeturina në Vlorë.

Bëhet me dije se arma është gjetur në lagjen “Pavarësia”. Policia ka mbërritur në vendgjarje dhe ka rrethuar zonën.

Arma do merret dhe do të ekzaminohet, teksa dyshohet se është përdorur në ngjarje kriminale.