SPAK verifikim pasurisë së ish të dashurave të Tigrit, Ahmetaj nis sulmet ndaj Altin Dumanit, i lëshon zagarët mediatikë

Krim & Korrupsion

Publikuar: 12/04/2023

SPAK verifikim pasurisë së ish të dashurave të Tigrit, Ahmetaj nis sulmet ndaj Altin Dumanit, i lëshon zagarët mediatikë

Prapapskena mëson se SPAK ka thelluar hetimet ndaj Arben Ahmetajt, në kuadër të procedimit penal nr. 30 të datës 24 shkurt 2023.

Krahas identifikimit të 3 vilave dhe 2 apartamenteve të fshehura, grupi hetimor në SPAK po heton për pasuri të tjera të mundshme që Ahmetaj mund të ketë fshehur brenda apo jashtë vendit, në emrin e të afërmve dhe shokëve të besuar.

Në regjistrat e pasurive dhe bankat e nivelit të dytë po verifikohen pasuri në emrin e partnereve dhe ish të dashurat e Arben Ahmetaj.

Krahas bashkëjetueses aktuale Erjola Hoxha dhe bashkëshortes Albina Mançka, po verifikohen pasuritë që kanë ish të dashurat dhe ish bashkëpunëtoret e Ahmetajt, shumica pjesë e administratës publike dhe e strukturave të PS.

Konkretisht po verifikohen Zh. D., A. Ç., A. K., E. N., B. D., një ish shitëse butiku, A. T., etj. Ndërkaq, dyshohet se Ahmetaj mund të ketë fshehur pasuri në emrin e motrës, Klodian Menes, Artan Gjokajt, Gerian Kuke, Klodian Çanit, Klod Allajbeut etj.

Ka dyshime se Ahmetaj ka fshehur një vilë në Zvicër, një apartament me vlerë 1.5 milionë paud në qendër të Londrës.

Teksa SPAK i ka bllokuar dy vila të dyshuara si produkt i aferave korruptive, Arben Ahmetaj ka nisur sulmet ndaj kreut të SPAK-ut, Altin Dumanit, përmes disa zagarëve mediatikë të lidhur me pastrimin e parave, shpërndarës kokaine dhe histori korrupsioni.

Kujtojmë se Altin Dumani largoi prokuroin Klodin Braho nga dosja, pasi Braho kishte fshehur provat e korrupsionit të Ahmetajt, të zbuluara në kompjuterat e Klodian Zotos, konkretisht pagesat e Zotos për mbulimim e udhëtimeve të Ahmetajt dhe dhurimin e vilës në Hamallaj.

Altin Dumani e mori vetë dosjen në dorë bashkë me prokuroren Enkelejda Millonai. Pas përpjekjeve të pasukseshme për t’i shpëtuar veprimit të ligjit me anë të sekserëve dhe ndërhyrjeve të paligjshme, Ahmetaj i ka lëshuar Altin Dumanit zagarët e tij mediatikë të cilët i ushqen me karkaleca dhe para korrupsioni.