Burri i tretë i Olta Xhaçkës, ky “Investori Strategjik”, Artan Gaçi i resortit “Dreamades Luxury Suites” në Himarë, të cilit Edi Rama i dhuroi 10 mijë m2 tokë e plazh shtetëror, është përfshirë në akt tjetër krimi ekonomiko- financiar, me objekt peng marrje e grabitje të një biznesi ilaçesh.
Përfshirja e burrit të ministreshës Olta Xhaçka, në trafiqe e pastrim parash, e lidhi Artan Gaçin me biznesmenin e ilaçeve, Ilir Shehu, “ekuivalent” i Gaçit si kontigjent penal në Itali e Shqipëri.
Biznesmeni Ilir Shehu i kërkoi Artan Gaçit, 1.5 milionë Euro me fajde dhe ky ia dha, por pa kontratë noteriale, mbasi për huadhëniet me kontratë noteriale, bëhet verifikim nga agjencitë e anti- krimit për burimin e të ardhurave, por gjithashtu duhej bërë deklarim dhe nga ministresha Olta Xhaçka në ILDKPI.
Për borxhin 1.5 milionë Euro, që thuhet se është me 5%, burri i Xhaçkës dhe biznesmeni Ilir Shehu i kompanisë “MEGA STORE” dhe “MEDICAMENTA”, kanë bërë një vërtetim huadhënie ilegale, në të cilën thuhet se nëse huaja dhe përqindja e fajdes nuk shlyhet rregullisht, burri i ministres bëhet bashkëpronar i kapitalit të kompanisë.
Sipas pazarit mes tyre, biznesmeni Ilir Shehu nuk po ia shlyen dot detyrimin dhe as përqindjen e fajdes, ndërsa burri i ministres Xhaçka, përsëri me kontratë ilegale, kërkon pjesën e tij në shoqërinë “Medikamenta”
Por mes “të fortëve” të burrit të Xhackës dhe “të fortëve” të Ilir Shehut, biznesmenit të ilaçeve, mund të kërcasë ndonjë kacafytje si ato që thotë Babloku: “Hëngshin kokat e njeri-tjetrit”.
Sepse me letër xhepi, burri i ministreshës ka aksione të kompanisë “MEDICAMENTA”, por mbase nuk e di, që 60% të aksioneve i ka “Farmacia Celesia srl” me pronar italianët Ricardo Celesia, Masimo Daverio e Lorenzo Peraldini.
Ndërsa Ilir Shehu, që prej vitit 2003 mban mbiemrin e nënës së tij, pas dënimit në Itali për trafik droge, ka vetëm 40% aksione në vlerën 40 milionë lekë, blerë nga italianët me kontratë noteriale më 28 tetor 2013. Kaq për sot!/Pamfleti