Basha i përgjigjet Berishës: Të pyesë listën e të ftuarve në festat e tij familjare për burimin e parave ruse! Do jem në fushatën e PD për 14 majin

Aktualitet

Publikuar: 27/03/2023

Basha i përgjigjet Berishës: Të pyesë listën e të ftuarve në festat e tij familjare për burimin e parave ruse! Do jem në fushatën e PD për 14 majin

Ish-kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një prononcim të shkurtër për mediat pasi doli nga Kuvendi e ka cilësuar Sali Berishën si përgjegjës për përçarjen e PD.

Akuzave për financimin rus dhe cili ishte burimi i shifrës 500 mijë euro, Basha u përgjigj: “Të pyesë listën e të ftuarve në festat e tij familjare”, duke iu referuar Berishës.

Ndërkohë sqaroi se nuk do të mungojë në fushatën e PD për zgjedhjet e 14 majit.

“Patjetër që do të jem pjesë e fushatës në të gjithë Shqipërinë”, tha Basha.