Të shtëna me armë zjarri ka patur gjatë natës në katin e tretë të një banese në Lundër.
Burime bëjnë me dije se një person i paidentifikuar ka qëlluar drejt fasadës së katit të tretë të një banese në pronësi të Dorjan Ballës, punonjës i OSHEE-së.
Shkak dyshohet të jenë problemet me pronën.
Nga të shtënat nuk pati të lënduar, pasi familja jetonte në katin e parë dhe të dytë të banesës.
Policia po vijon hetimin për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.