Përfundon mbledhja e Kryesisë, zbardhen dy kandidaturat e PD së Alibeajt për Tiranën

Aktualitet

Publikuar: 24/03/2023

Përfundon mbledhja e Kryesisë, zbardhen dy kandidaturat e PD së Alibeajt për Tiranën

Ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së Partisë Demokratike së Enkelejd Alibeajt, ku në fokus ishin zgjedhjet lokale të 14 Majit.

Burime për mediat bëjnë me dije se janë propozuar dy emra si kandidatë për Bashkinë e Tiranës në zgjedhje. Bëhet fjalë për Roland Bejkon dhe Jonila Godolen, të cilët janë propozuar nga Kryesia.

Ndërkohë ditën e nesërme do të mblidhet edhe Kolegji i Kryetarëve, të cilët do të propozojnë po ashtu kandidatura.

Por deputetët e grupit të Alibeajt duket se janë të ndarë në mendime. Jorida Tabaku dhe Dhurata Çupi kërkojnë që të mos nxjerrin kandidatë për kryetarë bashkie në mënyrë që PD të shkojë e bashkuar dhe sugjerojnë që të bëjnë vetëm listat për këshilltarë bashkiakë.

Gjithashtu, për tu futur vetëm me këshilltarë bashkiakë kanë kërkuar edhe deputetë si Gazment Bardhi, Dashnor Sula, Saimir Korreshi, Bledion Nallbati etj ndërsa deputetë si Orjola Pampuri, Arbi Agalliu e Kreshnik Çollaku kërkojnë të dilet me kandidatë.