Armina Mevlani në mbështetje të Oltës: Ajo është e vërtetë, ja pse duhet ta fitojë BBV

Show Biz

Publikuar: 22/03/2023

Armina Mevlani në mbështetje të Oltës: Ajo është e vërtetë, ja pse duhet ta fitojë BBV

Aktorja Olta Gixhari është banorja tjetër më e përfolur brenda shtëpisë së Big Brother Vip. Shumë prej teleshikuesve e cilësojnë Oltën si një njeri të ftohtë, mirëpo sipas blogeres Armina Mevlani, aktorja është një person i dashur dhe i zgjuar.

Në një intervistë për “Shqipëria live”, Armina u pyet lidhur me marrëdhënun e saj me Oltën si dhe për qëndrimin e aktores brenda në shtëpi.

Ajo tha se është një person mjaft pozitiv dhe si në shtëpi dhe jashtë është i njëjti person që lufton për të arritur objektivat e saj.

“Ajo është Olta e vërtetë, e dashur, e zgjuar, për të arritur objektivat e saj ajo do bënte një formë loje, në shpirt është një person i dashur”, tha Armina.