Shkatërrohet grupi kriminal shqiptar në Belgjikë/160 policë arrestojnë 18 persona, sekuestrohen mijëra euro, kokainë dhe 33 mjete luksoze

Aktualitet

Publikuar: 21/03/2023

Shkatërrohet grupi kriminal shqiptar në Belgjikë/160 policë arrestojnë 18 persona, sekuestrohen mijëra euro, kokainë dhe 33 mjete luksoze

Pas një hetimi 2 vjeçar policia në Belgjike ka arritur që të shkatërrojë një grup kriminal i cili drejtohej nga mafia shqiptare.

Sipas mediave të huaja mësohet se në kuadër të këtij operacioni u bë i mundur arrestimi i 18 personave.

U kapën 30 mijë euro cash, u konfiskuan llogari bankare me vlerë afro 70.000 euro si dhe u sekuestrua një orë Rolex.

Gjithashtu gjatë kontrolleve efektivët arritën që të sekuestrojnë 600 rrënjë kanabis dhe 800 gramë kanabis. Sera e kanabisit u zbulua në Verviers në Belgjikë. Prokurori Publik i Lièges në një deklaratë për mediat bëri me dije se në këtë operacion u përfshinë 160 policë.

“Ky operacion u krye me mbështetjen e njësive speciale të policisë federale, PJF-ve të Luksemburgut dhe Charleroi, zonave policore të Ans/St Nicolas, Grâce-Hollogne/Aëans, Famenne-Ardennes, njësitë federale.

21 kontrolle u kryen në Liège, Seraing, Saint-Nicolas, Grâce-Hollogne, Jemeppe, Verviers, Marche-en-Famenne, Houffalize dhe Morlanëelz. 18 persona u arrestuan.

Aksioni bëri të mundur konfirmimin e ekzistencës së një trafiku të mirëorganizuar të kokainës dhe kanabisit në një periudhë të paktën katërvjeçare”, tha ai.

Çfarë u sekuestrua?

–800 gr kokainë dhe produkte prerëse të paketuara në një arkë që shërben si “punishte” për të dyshuarit.

-600 rrënjë kanabis

-33 automjete me vlerë 300 mijë euro

– 30 mijë euro cash

-Llogari bankare me vlerë rreth 70 mijë euro

-Një orë Rolex dhe aksesorë të tjerë luksi

– dokumente false italiane dhe sllovene

Pas dëgjimeve nga hetuesit, pesë të dyshuar tashmë janë vënë në urdhër-arrest më 20 mars për trafik droge dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale.

Gjashtë të dyshuar të tjerë do të paraqiten më 21 mars në gjykatën hetuese për një vendosje të mundshme nën urdhër-arresti, gjashtë prej të arrestuarëve banon ilegalisht në Belgjikë.

Hetimi do të vazhdojë nga Divizioni “Narkotikët” i PJF Liège nën autoritetin e gjyqtarit hetues Jean-Marc Mottet.