Disa faqe popullore në rrjetet sociale si Brryli Broadway, Shoqe Moza, Lolita, Alergjiku etj., vijojnë të ironizojnë pretendimet e Monika Kryemadhit se nuk ka bërë ndërhyrje estetike për t’u dukur më bukur.

Kryemadhi ka deklaruar se bukurinë e ka natyrale dhe se i ka ngjarë mamasë. Por, krahasimi i fotove dhe videove tregon të kundërtën, një transformim radikal.
Gjithashtu lëvizjet në TIMS dhe faturat tregojnë se Monika Kryemadhi ka kryer ndërhyrje estetike në klinikën mjekësore Domus Medica, në San Marino, Itali, prej 18 vitesh, pra që nga viti 2004 deri në vitin 2022.

Nuk ka gjë të keqe dhe nuk është e ndaluar që të mirëmbash veten dhe të ndryshosh tiparet, por në rastin konkret Monika Kryemadhi, duhet t’i deklaron shpenzimet në ILDKPKI si dhe të burimin e parave, pasi është deputete.
Kjo është edhe arsyeja se pse SPAK ka hapur një çështje penale për Monika Kryemadhin dhe po pret përgjigjet e letërporosive për shpenzimet e Kryemadhit dhe Ilir Metës në San Marino dhe Vjenë për ndërhyrje estetike.
Vetëm një faturë tregon shpenzimin e 287 mijë eurove për rimodelim të nofullave dhe faqeve.

Duke iu referuar fakteve dhe ndryshimit të dukshëm, komentuesit thonë se Kryemadhi ka nisur t’i ngjajë mamasë pasi ka mbushur 40 vjeçe dhe se kur një doktor ka nisur ta shpojë me gjilpëra.


