Kryeministri Edi Rama pritet që ditën e sotme të zhvillojë një takim me presidentin Bajram Begaj.
Mediat bëjnë me dije se takimi mes Ramës dhe Begajt do të zhvillohet në Presidencë.
Deri më tani ende nuk dihet se çfarë do të diskutojnë, ndërkohë nuk ka asnjë reagim zyrtar nga Kryeministria apo Presidenca lidhur me takimin e Begajt me Ramën.