Prapaskena

Pa kategori

Rindërtohet në 3D skena e aksidentit me 3 viktima në Tiranë, si “fluturoi” Audi nga mbikalimi

Publikuar: 10/03/2023

Inxhinieri Alfred Hasanaj ka rindërtuar në një video 3D aksidentin e regjistruar pasditen e djeshme tek rreth-rrotullimi i TEG-ut në Tiranë ku humbën jetën tre të rinjtë: Klevis Ruçaj, 20 vjeç; Sikela Përroi, 23 vjeçe dhe Erisilda Abedini 22 vjeçe.

Bazuar në të dhënat dhe pamjet e sigurisë, ai ka rindërtuar skemën se si automjeti tip “Audi” që drejtohej nga Klevis Ruçaj vjen nga unaza lindore dhe e merr rrethin drejt duke thyer barrierat dhe përfundoi në krahun tjetër të korsisë së autostradës duke përfunduar mbi kofanon e një automjeti “Honda”.

Automjet tip “Audi” ka fluturuar rreth 50 metra pas thyerjes së barrierave dhe shkak dyshohet të ketë qenë shpejtësia e lartë me 150 deri në 200 km/h.



Më të lexuarat