Tritol në market, biznesi i familjarëve të ish-presidentit të klubit të Kamzës

Aktualitet

Publikuar: 08/03/2023

Tritol në market, biznesi i familjarëve të ish-presidentit të klubit të Kamzës

Shpërthimi i fuqishëm i ndodhur në marketin në Kamëz, është në pronësi të familjes së Naim Qarrit. Ky i fundit ish president i klubit Kamzë. Ndërkohë biznesi i shënjestruar nga lënda plasëse, rezulton të jetë në pronësi të djalit të ish-presidentit, Arbi Qarrit.

Ndërkohë bëhet e ditur se kjo nuk është hera e parë që persona të caktuar, tentojnë t’i dëmtojnë bizneset Qarrit. Në vitin 2017, atij iu vu një sasi eksplozivi në mjetin e tij tip ‘Hummer’, e cila mori dëme të mëdha materiale, teksa pak ditë më parë këtij marketi iu thyen xhamat e pas mesnate u hodh në erë me C4.