Prej 9 ditësh asnjë gjurmë prej tij, zhduket 33-vjeçari nga Berati në mënyrë të mistershme

Aktualitet

Publikuar: 27/02/2023

Prej 9 ditësh asnjë gjurmë prej tij, zhduket 33-vjeçari nga Berati në mënyrë të mistershme

33-vjeçari Sokol Aga nga lagjja “Uznovë” në Berat rezulton i zhdukur prej 9-ditësh. Ai ka dalë nga shtëpia e tij mesditën e 15 shkurtit dhe që prej asaj ditë, familjarët e tij nuk e kanë parë më dhe nuk dinë asgjë për vendndodhjen e tij.

Ka qenë nëna 63-vjeçare e Sokolit, ajo e cila ka denoncuar zhdukjen e djalit në Drejtorinë Vendore të Policisë së Beratit.

Gjatë kryerjes së denoncimit ajo ka dhënë edhe të dhënat fizike të djalit dhe mënyrën e veshjes së tij ditën e largimit nga banesa. 33-vjeçari është 1.7 m i gjatë, me sy kafe dhe ditën e 15 marsit-sipas nënën-kishte veshur një palë pantallona xhins ngjyrë blu, një xhup të zi meshin dhe këpucë të zeza, ndërkohë që celularin e kishte lënë në shtëpi.

Nga policia e Beratit bëjnë me dije se po punohet për gjetjen e vendndodhjes së Agos, që njihet në qytet si një përdorues i rregullt i drogave të forta.