Shënjestra e atentatit të dështuar në Elbasan/ Kush është “Oti i Elbasanit”, objektiv i 4 atentateve!

Aktualitet

Publikuar: 20/02/2023

Shënjestra e atentatit të dështuar në Elbasan/ Kush është “Oti i Elbasanit”, objektiv i 4 atentateve!

Elton Kila i njohur ndryshe edhe si “Oti i Elbasanit” dyshohet të ketë qenë shënjestër e atentatit të dështuar në orët e vona të së shtunës në Elbasan.

Kjo është hera e katërt që dështojnë atentate që kanë pasur për qëllim eliminimin e tij për llogari të grupeve kundërshtare.

Në lidhje me këtë ngjarje policia ka vënë në pranga Arben Spahiun, vëllai i Arjan Spahiut të ezektutuar në Belgjikë i cili është kunati i Erion Alibeajt i arrestuar me urdhër të SPAK për porositjen e disa vrasjeve të ndodhura në Elbasan.

Në pranga është vënë edhe Arsen Preçi, banesa e të cilit ndodhet shumë pranë automjetit të braktisur ku gjetën disa armë të shtunën në mbrëmje.

Emri i tij doli së fundmi edhe në dëshminë e të penduarit të drejtësisë Henrik Hoxhaj i cili rrëfeu para hetuesve se bashkëpunëtori i tij Nuredin Dumani i kishte premtuar 70.000 euro për vrasjen e shtetasit për vrasjen e Kilës pasi i kishte dërguar foton e tij.