Gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu ka qenë i ftuar pasditen e sotme në emisionin “Zona Zero” në Top Neës, ku ka folur mbi lëvizjet në Shërbimin Informativ Shtetëror (SHISH).
Referuar burimeve të tij, Veliu ka deklaruar se disa drejtorë që konsideroheshin të paprekshëm në kohën e Visho Ajazit dhe Helidon Bendos, kreu i ri i SHISH, Olian Kanushi po i transferon në pozicione periferike dhe ata i shkruajnë liderit të PD-së, Sali Berisha ku ky i fundit i përdor në konferencën për shtyp.
Muhamed Veliu deklaroi se Berisha tani ndihet i rrezikuar, pasi drejtorët që po lëvizin ka dyshime se furnizonin me informacion ish-kryeministrin.
Në aparatin Qendror të SHISH në Tiranë ka shumë lëvizje. Disa drejtor që konsideroheshin të paprekshëm që nga koha e Visho Ajazit dhe Helidon Bendos e të palëvizshëm, tashmë kanë lëvizur. Zëvendës drejtori Kanushi, po i transferon në detyra periferike. Ata që po ndjehen të rrezikuar, i shkruajnë Berishës. Më pas Berisha i përdor në konferenca për shtyp”…….tha një zyrtar i SHISH për gazetarin e Top Channel Muhamed Veliu
Por përse Sali Berisha ka shprehur një vëmendje të shtuar ndaj SHISH?
“Kjo është diçka e pritshme duke parë situatën në SHISH. Berisha ndjehet i rrezikuar pasi nuk ka kush i kalon informacion të klasifikuar tashmë që ka nisur fushata lëvizjeve. Është vënë nën dyshim për dërgime informacioni Berishës, një punonjëse e SHISH në departamentin juridik, e punësuar që në kohën e Visho Ajazit”.…….tha një zyrtar i SHISH për gazetarin e Top Channel Muhamed Veliu
NDRYSHIMET E DREJTORËVE NË SHIH NGA KREU I RI OLJAN KANUSHI
“A.I drejtor i departamentit më të rëndësishëm në SHISH, atij të kundra-zbulimit është çuar inspektor në Vlorë.
Si inspektor i thjeshtë në Tiranë shkon G.B ish drejtor i Drejtorisë të Sigurisë së Personelit.
R.C nga drejtor anti-terrori është emëruar inspektor i thjeshtë në Dibër.
E.L drejtor i spiunazhit transferuar specialist drejtoria e personelit.
E.M ish drejtor kabineti i Helidon Bendos emerohet inspektor ne Sarande.
PROBLEMATIKËT
Në Drejtorinë e Sigurisë së Personelit kanë mbërritur informacime për tre persona të punësuar në një drejtori të SHISH në një qytet me problematika të forta të krimit.
J.R drejtor i një dege, investim direkt për tu punësuar në SHISH nga një eksponet i botës së krimit me inicialet K.M
-Nipi i kapur në 2008 me 1 kg kokainë kur ai ishte drejtor kundra nakotikëve
-I vëllai banues në një shtet fqinj me Shqipëri i skeduar me informacion A1 si i përfshirë në trafik droge
-Kunati i kapur me shtëpi bari në një vend të BE-s me 450 rrënjë kanabis.
-Kërcënuar një drejtor hipoteke në këtë qytet pasi bashkëshortja ishte vënë nën hetim për aferë korrupsioni.
-Kërcënon bizneset me dosje, nëse nuk paguajnë do ti çoj në prokurori E. L departamenti narkotikeve
-Lidhje me një grup kriminal në Shkodër drejtuar nga E. B në shitjen e drogës
-Me armën personale të punës kërcënuar xhaxhallarët për cështje pronash dhe një vreshti.
-Emri tij del në një përgjim telefonik mes një bosi krimi dhe ushtarit të tij me inicialet L.Z i cili i thotë:
“E.L po na shet tek të tjerët”
T.P ish drejtor në këtë qytet sot në aparatin qendror lidhje me një familje kriminale në këtë qytet.
Drejtori kësaj drejtorie A. A mbyll probleme sepse është i ldhur me njerëzit e krimit. I vëllai oficer policie ndihmoi në mos kapjen e një prej subjekteve të operacionit “PLUMBI ARTË” me inicialet D. C. Pjesë e dosjes Dumani.
K. M një bos krimi mundi të punësojë në degën rajonale të SHISH një vajzë e cila sot punon në një drejtori të rëndësishme në aparatin qendror, me një volum të madh informacionesh sekret. Babai kësaj zyrtareje me lidhje të forta me njerëz në trafikun e drogës. Shqetësimi zyrtarëve lokal të SHISH nuk është marrë në konsideratë. Emërimi saj nga Visho Ajazi, në kundërshtim me rregulloren pasi nuk kishte vitet e duhura për tu emëruar drejtore.
KORRUPSION NË SHISH/ ÇËSHTJA JO PËR NDJEKJE PENALE
E. G drejtori më jetëgjatë një drejtorie sponsorizuar nga një vend aleat për abuzime me fondet thjesht larguar nga SHISH e jo kallëzuar në prokurori.
K.P bashkë me disa persona të tjerë të mos ndëshkuar me kallëzim në prokurori për abuzime disa mijëra euro, me dietat dhe pagesat e burimeve të informacionit.
ÇFARË DUHET TË NDYSHOJË NË SHISH
1-Ndryshimi ligjit përshtatja me situatat aktuale.
2-Rishikim urgjent i pagës të punonjësve.
3-Përmbysje e piramidës aktuale, më shumë person në terren më pak në aparatin qendror.
4-Ndryshimi kulturës të pandëshkueshmërisë (pra jo Vetëm largim nga puna për ata që kapen me shkelje por kallëzime penale.
5-Nepotizmi