“Oficeri” i vjetër, begsi Jorgo Goro është prej tre mandatesh kryetari i Bashkisë Himarë.
Para se të bëhej kryetar bashkie bëri 10 vjet “stazhin” si refugjat në Greqi dhe më pas iu lanë në dorë gjithë aferat e bregdetit të jugut.
“Vorioepirioti” Vasil Bollano duket si nxënës shkolle para profesor Jorgos, për nga pisllëqet dhe paratë e pista të bëra në Bashkinë Himarë.
Prapaskena mëson se bashkëpunëtori i caktuar për misionin “bregdeti jugut” është Gentian Stratobërdha.
Gentian Stratobërdha, inxhinier i Kishës Orthodokse, i besuar i Kryepeshkopit Janullatos për të gjitha restaurimet dhe ndërtimet që bën kisha në Shqipëri, në 2015 emërohet Shef urbanistike në Himarë.
Petraq Stratobërdha, babai i Gentianit “caktohet” si drejtues teknik i kompanisë së ndërtimit “Bega07”.
Kompania “Bega07” e mafiozit Arben Muçobega, që prej vitit 2015 ka lulëzuar në tregun e ndërtimeve në Tiranë dhe Himarë.
Mbi 50 pallate dhe 100 milion euro të qarkulluara ka ndërtuar “Bega07” në zonat më të preferuara të Tiranës.
Disa hotele luksoze në ballë të Himarës janë ngritur nga “Bega07” ku Stratobërdha baba ndërton dhe biri jep lejen.
Paratë ndahen nga Jorgo, Stratobërdhat dhe Muçobega.
Afera e ndërtimeve në jug dhe Tiranë nga banda e Himarës, përveçse kalon qindra miliona euro shpëlarje parash të pista, ka dhe një qëllim të caktuar shkatërrimi.
Arben Muçobega, me një backgraund të theksuar kriminal, mbahet si fasadë “biznesi” me kompanitë, “Compass Studio” dhe “Begao7”, ku pas tyre qëndrojnë “famullitarët” e Kishës Orthodokse Petraq dhe Gentian Stratobërdha.
Të dy miq të mirë të kryeministrit dhe kryetarit të Bashkisë Tiranë, që bashkë me Jorgo Goron e bëjnë aksin Tiranë – Himarë një zonë të mbyllur biznesi.
A ka dijeni Fortlumturia e Tij, Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Kryepeshkopi Anastas Janullatos për gjithë këto afera?
Nëse po, a do t’i mallkojë, mbështesë apo do të lutet të heqin dorë nga grabitja e pronave dhe pastrimi i parave?