Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi i cili ka përmendur disa audioincizime sot në konferencën e thirrur nga ai, u shpreh se ato konfirmojnë se zërit të deputetëve përbrenda parlamentit e ngufatin Saranda Bogujevci, Mimoza Kusari dhe Dejona Mihali.
Sipas Abazit, tri gratë e përmendura më lartë janë ato që e ngufasin zërin e deputetëve.
“Masha e Kurtit” Haki Abazi zbulon zyrtaren e VV’së që thotë se e kontroll…
“Audioinzicimet konfirmojnë diskutimin ndërmjet Saranda Bogujevcit, Mimoza Kusarit dhe Dejona Mihalit për ngulfatjen e zërit të deputetëve përbrenda parlamentit. Videoincizimet janë ato të cilat ju duhet t’i kërkoni për të konfirmuar se kush ka zhdukur mostrat e rastit Dehari”, u shpreh ai.
Deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Haki Abazi, ka drejtuar akuza ndaj anëtares së Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosjes, Dejona Mihalit, të cilën e ka quajtur “mashë të kontrollit të Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes”.
Sipas Abazit, Mihali është njeriu kryesor që kontrollon dhe menaxhon me Grupin Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje dhe vendimarrjen që bëhet.
Prokuroria Speciale e Kosovës ka reaguar pas deklaratave të deputetit të LVV-së, Haki Abazi për zhdukjen e provave për rastin ‘Dehari’.
Prokuroria thotë se ka dëgjuar më vëmendje deklaratën e Abazit gjatë konferencës së sotme për shtyp dhe i njëjti së shpejti do të intervistohet nga ta.
“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, njofton opinionin publik se ka dëgjuar me vëmendje deklaratat e deputetit të Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi, dhënë sot për media, dhe se i njëjti së shpejti do të ftohet për intervistim”- thuhet në njoftim.
Deputeti Abazi gjatë një konference për media ka thënë se prokuroria duhet t’i kërkoj video-incizimet për zhdukjen e mostrave të rastit ‘Dehari’.
“Video-incizimet janë ato të cilat ju duhet t’i kërkoni për të konfirmuar se kush ka zhdukur mostrat e rastit Dehari. Hulumtimi im i fundit, diskutimet që kam bërë me njerëz përgjegjës, kanë sjellë tek shkarkimi dhe anatemimi brenda LVV-së. Shkarkimi im është minor kundrejt borxhit që kemi për sqarim të rastit Dehari” – tha ai.
Abazi hodhi dyshime se si është e mundur që në qeverisjen e LVV-së dhe një vend të monitoruar 24 orë nga kamerat, të zhduken mostrat e këtij rasti.