Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se çështja e videove erotike të McGonigal me zyrtare shqiptare, që vetë ai ka pretenduar se disponon, po përdoret nga kryeministri Edi Rama për të hequr vëmendjen nga skandali.
Berisha, i pyetur nëse do t’i dorëzojë në prokurori videot që pretendon se ka, tha se ky është aspekti më i parëndësishëm i kësaj çështjeje.
Berisha e mbylli protestën në selinë blu, duke thënë se protesta e ardhshme do të jetë ajo e 3 marsit.
Pjesë nga fjala e Berishës:
Sot para parlamentit, qytetarët në protestë dhanë mesazhet me të rëndësishme, në të cilat kërkohet largimi i Edi Ramës. Ky nuk është më një regjim legjitim. Ky është një regjim banuar në dhuminin e zgjedhjeve, ky regjim nuk ka më asnjë ditë legjitime të qëndrojë. Ky është një regjim monist, që përdor parlamentin për të miratuar ligje për klanet e drogës, për ministrat që t’i lumturojë me status investitor strategjik, ky regjim fsheh, mobilizon të gjitha vjedhjet që bën për të qëndruar në pushtet.
Kjo nuk është një betejë për PD, është një betejë për të gjithë shqiptarët. A nuk kanë të drejtë qytetarët shqiptarë të dinë cilët janë dëshmitarët shqiptarë që shkuan nga Europa për të dëshmuar te McGonigali për t’i futur thikën opozitës? Dorian Duçka pajiset me email dhe pasaportë diplomatike. Ne kërkojmë të hetojmë, sepse çdo qytetar shqiptar do t’i dijë këto të vërteta. PD ka hetuar për zotin Basha, ekspertët e kanë sjellë raportin, e kanë sjellë për sugjerim, ua kemi kthyer dhe do ta bëjmë publik sapo ta rikthejmë. Protesta kombëtare është data 3 mars.
Protesta e 3 marsit s’ka të bëjë fare me gjykatën, sepse ne e kemi vendimin e gjykatës. Ne i përmbahemi atij parimi që i përmbahen njerëzit e lirë të gjithë botës, gjithçka lidhet me Edi Ramën dhe jo me gjykatën.
E di ku ndryshon? Në vitin 2009, PD fitoi zgjedhjet e certifikuara, raporti më i mirë i ODIHR. Edi Rama vetëm për të sabotuar marrëveshjen e stabilizim asociimit mbajti tre muaj bllokuar parlamentin. Ndërsa bilbil Basha shkoi e votoi, votoi jo vetëm borxhin por edhe vettingun.
Videot erotike, ai aspekt është aspekti më i parëndësishëm, me të cilin Edi Rama kërkojnë të mbulojnë këtë super skandal.