Prokuroria e Posaçme ka sekuestruar 34 pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme të atij që njihet si bosi i lojërave të fatit, Ervis Martinaj.
Burime bëjnë me dije se nën sekuestro kanë përfunduar dhe pasuritë e familjarëve të tij, të cilat të marra së bashku kapin një vlerë rreth 10-15 milionë euro.
Ky operacion ka nisur që në orët e para të së mërkurës në zonën e Fushë-Kuqes.
Mes pasurive janë sekuestruar automjete, llogari bankare, tokë dhe aksione në shumë kompani të rëndësishme.
Sekuestrimet më sohet se janë bërë pas vendimit të GJKKO.
Lëvizja e autoriteteve ka ardhur më shumë se gjashtë muaj pas zhdukjes së Martinajt, teksa ende nuk dihet nëse është gjallë apo është vrarë.