Shqiptari në Francë vret me thikë bashkëjetuesin e tij, shkak dyshohet feja

Aktualitet

Publikuar: 15/02/2023

Shqiptari në Francë vret me thikë bashkëjetuesin e tij, shkak dyshohet feja

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Poitiers, Francë pasi një shtetas shqiptar ka vrarë një 34-vjeçar.

Mediat franceze raportojnë se një 30-vjeçar shqiptar ka vrarë me thikë djalin me të cilin ndante qiranë për motive fetare. Menjëherë pas ngjarjes së rëndë shqiptari i ka dërguar një video në ‘Snapchat’ një fqinji të tij dhe i ka treguar për atë që kishte ndodhur. Fqinji tha:

Më tha se e kishte ekzekutuar djalin që e mori brenda. Më në fund tha “ekzekutim” sepse nuk flet mirë frëngjisht. E pyeta se ku ishte shoku i dhomës dhe ai më tha “në shtëpinë e tij” para se të më dërgonte një video…

Kur policia mbërriti në Place Henri-Barbusse, gjetën trupin e viktimës krejtësisht të zhveshur në vaskë, viktimë e plagëve të shumta me thikë. Në muret e banesës dukeshin gjurmë të shumta gjaku, ndërsa dyshemeja ishte pastruar. Ndërkohë shqiptari është mundur të arrestohet pak pas orës 02:00 dhe është dërguar në paraburgim.

Ekzaminuesi mjekësor gjeti një plagë të madhe rreth dhjetë centimetra të gjatë dhe disa centimetra të thellë në pjesën e pasme të kafkës së viktimës. Lëndime të tjera janë konstatuar në krahë dhe këmbë, hetuesit besojnë se viktima ka tentuar të mbrohet. Nën lavaman u gjet një thikë.