Sekretariati i Etikes ka marrë vendimin për përjashtimin nga Kuvendi me 10 ditë për kryetarin e PD-së, Sali Berishën dhe deputetin Flamur Nokën. Ndërkohë për Palokën dhe Këlliçin është vendosur që të përjashtohen me nga 5 ditë nga seancat plenare.
Shkak është bërë sjellja e tyre në seancën e fundit parlamentare, ku bllokuan foltoren, ku deputeti Flamur Noka dhe i binte bilbilit, ndërsa Berisha është dënuar dhe për gjuhën e tij
Kjo është hera e dytë që Berisha përjashtohet brenda një harku kohor të shkurtër nga Kuvendi.
Ditë e sotme Këlliçi dhe Noka u shprehën se socialistët kërkojmë të pengojnë fjalën e opozitës në Kuvend pasi duan të eliminojnë këtë të fundit.