Luizi i këndon këngën e dedikuar për të, Kiara përlotet nga emocionet: Nuk të ndahem kurrë ty!

Show Biz

Publikuar: 15/02/2023

Luizi i këndon këngën e dedikuar për të, Kiara përlotet nga emocionet: Nuk të ndahem kurrë ty!

Me rastin e ditës së “Shën Valentinit”, Luizi kërkoi nga Vëllai i Madh që t’i bëjë një surprizë Kiarës. Ai shkroi një këngë gjatë këtyre ditëve, të cilën ia dedikoi moderatores, duke i shprehur të gjitha ndjenjat që ka ndaj saj.

Kënga “Me ty” u publikua disa orë para nisjes së Prime-it më parë dhe ka arritur më shumë se 1 milion klikime.

Luizi ia këndoi këngën Kiarës në oborr, ndërsa kjo e fundit u përlot nga emocionet dhe më pas ai i dhuroi asaj një byzylyk.

“Jo të lumtur që më ke bërë, por unë s’të ndahem më kurrë”, i thotë Kiara Luizit në këto momente të bukura.