Rama reklamon kullat e dhëndrit të Berishës, Veliaj i jep leje për pallate, Berisha vijon ‘revulucionin’

Aktualitet

Publikuar: 12/02/2023

Rama reklamon kullat e dhëndrit të Berishës, Veliaj i jep leje për pallate, Berisha vijon ‘revulucionin’

Edi Rama me sa duket ka filluar t’i “fërkohet” dhëndrit të Berishës, Abi Malltezit.

Pasditen e sotme, kryeministri postoi disa foto në rrjetin e tij social në Instagram nga një kompleks pallatesh i quajtur “MANGALEM” i ndërtuar nga kompania KONTAKT në rrugën “Ali Demi”.

Malltezi është akuzuar shpesh në media si përfitues në mënyrë të dyshimtë i shumë metrave katrorë në ish-kompleksin Partizani në Tiranë në partneritet me kompaninë KONTAKT.

Ai ka marrë një numër të madh lejesh ndërtimi si nga Basha ashtu edhe nga Veliaj.

Madje ka qenë pikërisht Veliaj i cili ka dhënë edhe lejen e ndërtimit për këtë kompleks në rrugën “Ali Demi”, nga banorët e të cilit kanë ardhur një sërë ankesash e denoncimesh pranë redaksisë së Joq Albania.

Nuk dihet ende se përse Rama ka filluar të hedhë grepin ndaj Malltezit, ndoshta për të bërë “xheloz” Lalin?
(JOQ)