Prapaskena

Pa kategori

Në kërkim prej 1 viti për kultivim kanabisi, arrestohet Artur Tema në Fushë-Krujë

Publikuar: 12/02/2023

Policia ka arrestuar shtetasin Artur Tema 34 vjeç, banues në fshatin Larushk, Fushë Krujë. I arrestuari kërkohej prej një viti, pasi kultivoi 280 bimë kanabis, në dy sera, në fshatin Larushk, në vitin 2021, si dhe sot kur arrestua në banesë iu gjetën 5 kilogramë kanabis.

Gjykata e Shkallës së Parë Krujë i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”, të kryera në bashkëpunim. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.



Më të lexuarat