Një ngjarje e rëndë raportohet nga Lushnja, aty ku në fshatin Rrapëz çifti i të moshuarve janë gjetur pa jetë brenda banesës së tyre.
Nga informacionet e para, mësohet se policia dyshon se vdekja e 90-vjeçarit Lame Kalliri dhe bashkëshortes së tij 81-vjeçare Qelibare Kalliri ka ardhur si pasojë e asfiksisë së gazit.
Njoftimi i Policisë në Lushnjë – Informacion paraprak
Rreth orës 10:40, në fshatin Rrapëz, Lushnjë, janë gjetur në banesën e tyre, pa shenja jete, shtetasit L. K., 90 vjeç dhe Q. K., 81 vjeçe, të cilët dyshohet se kanë ndërruar jetë për shkak të asfiksisë nga gazi.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes.