Një qytetar në Tiranë është shprehur se ditën e nesërme nuk do të marrë pjesë në protestën e organizuar nga opozita në orën 12:00.
Në një intervistë për emisionin ‘Good Morning Albanians’ ai theksoi se vetëm dy protesta që prej shumë vitesh kanë dhënë rezultat në Shqipëri, ajo e studentëve dhe ajo për armët kimike.
“Nuk do shkojë në protestë. Të mbrojë pronat e Saliut që të dalë në protestë. Unë nuk ua japë votën të vjetërve. Vetëm dy protesta kanë dhënë rezultat në Shqipëri, armët kimike dhe e studentëve sepse nuk ka qenë politika në mes. Unë mbështes një politikan dhe një parti që punon. Do të marrë pjesë në votime, votën do e japë për ata që punojnë. Nga protesta e ditës së nesërme ça nuk pret”- tha ai.