“Takime me… dhe biznesmenë”, media italiane zbardh udhëtimet e bosit të mafies në Shqipëri

Aktualitet

Publikuar: 09/02/2023

“Takime me… dhe biznesmenë”, media italiane zbardh udhëtimet e bosit të mafies në Shqipëri

Bosi i një prej grupeve më të rrezikshme mafioze në Itali, Matteo Messina Denaro ka udhëtuar shpesh drejt Shqipërisë ku duket se ka zhvilluar takime me përfaqësues të institucioneve, sipërmarrës dhe grupe kriminale.

Mediat italiane zbulojnë disa prej udhëtimeve që Denaro ka zhvilluar në shumë vende gjatë kohës që ka qenë në kërkim nga autoritetet.

“Supermafiozi” ka udhëtuar në Spanjë, Tunizi, Shqipëri e Mal të Zi. Sipas “IlFattoQuotidano”, Denaro ka dërguar në Shqipëri bashkëshortin e mbesës së tij, Luca Bellomo në Shqipëri për të krijuar kontakte.

Më pas, vijon artikulli, Denaro ka udhëtuar personalisht për të krijuar marrëdhënie me përfaqësues të institucioneve dhe sipërmarrës shqiptarë.

Në udhëtimin e tij të fundit në këto shtete, Denaro është ndalur edhe në Mal të Zi për të luajtur në një kazino.