Olta Gixhari subjet i ligjit anti-mafia si Kejvina Kthella. A do t’ia sekustrojë pasuritë SPAK-u për shkak të burrit burgaxhi?

Dosje rozë

Publikuar: 09/02/2023

Olta Gixhari subjet i ligjit anti-mafia si Kejvina Kthella. A do t’ia sekustrojë pasuritë SPAK-u për shkak të burrit burgaxhi?

Rendja pas parasë së dyshimtë dhe ‘notimi’ në luks, ndonjëherë, sjell edhe pasoja dhe ka një faturë nga pas.

Disa javë më parë, SPAK kërkoi sekustrimin e një ‘Audi’ luksoz që përdorej nga bukuroshja Kejvina Kthella.

Kejvina u bë subjekt i ligjit anti-mafia për shkak të ish të dashurit të saj, Redjan Rraja, i cili është arrestuar pasi dyshohet se kreu atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoji.

Rraja i kishte dhënë modeles edhe një makinë.

Por, telashe me drejtësinë pritet të ketë edhe aktorja Olta Gixhari, pjesë e BBV.

Gixhari është martuar dhe ka një fëmijë me një shqiptar që rri në Spanjë, emrin dhe fyturën e të cilit e ka mbajtur sekret. 

Në fakt ai është Dor Lushi nga Shijaku. Dori ka një aktivitet të errët në Spanjë dhe për disa kohë ka qenë në burg. 

Arrestimi dhe dënimi e bën atë subjekt tê ligjit anti-mafia, duke afektuar edhe Gixharin, nëse i ka dhënë pasuri apo nëse kanë pasuri të përbashkëta.