Kur e gjithë bota është tronditur nga tërmeti i frikshëm i ndodhur në Turqi, ku deri më tani janë zbardhur 5000 vdekje dhe parashikohet që të shkojnë deri në 10 mijë, revista “Charlie Hebdo” ka vendosur të tallet në mënyrë aspak njerëzore.
Në rrjetet sociale, revista e famshme ka botuar një karikaturë, e cila ka ngjallur me të drejtë një lumë të madh reagimesh. Në karikaturën e publikuar në revistë, në një pamje ndërtesash të rrënuara shkruheshin fjalët: Tërmet në Turqi! Nuk ka nevojë as të dërgohen tanke…
Pavarësisht se kemi të bëjmë me një revistë satirike, kjo shaka është tërësisht pa vend në këtë moment dhe “Charlie Hebdo” është përballur me kritika të ashpra nga të gjithë ndjekësit e saj. Që nga sulmi terrorist i disa viteve më parën në redaksinë, kjo revistë franceze e ka intensifikuar qëndrimin e saj kundër botës islame.
Por pavarësisht kësaj, kjo shaka e tyre as nuk mund të quhet e tillë dhe nuk ka justifikim. Në Turqi po vdesin dita-ditës njerëz të pafajshëm dhe mënyra çnjerëzore që “Charlie Hebdo” e trajton këtë çështje tregon një anë shumë të errët të saj. Me siguri pas këtij postimi të tyre do të ketë pasoja.