“Dosja McGonigal”, Artan Hoxha zbulon ku ndodhet Dorian Duçka

Aktualitet

Publikuar: 03/02/2023

“Dosja McGonigal”, Artan Hoxha zbulon ku ndodhet Dorian Duçka

Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar se Dorian Duçka, “personi B” që përmendet në akt-akuzën ndaj ish agjentit të FBI, Charles McGonigal, është kthyer në Shqipëri.

Hoxha tha se Duçka ndodhet në Tiranë dhe se është një qytetar i lirë, ndaj të cilit nuk ka ndonjë akuzë.

“Dori ka ardhur, ka 48 orë në Shqipëri, e takova. Është qytetari i lirë”, tha Hoxha.

Kujtojmë se Duçka, sipas akt-akuzës ndaj McGonigal, ndër të tjera ka qenë pjesëmarrës në një takim mes ish agjentit të FBI, kryeministrit Rama dhe Agron Nezës.

Hoxha deklaroi se Agron Neza, “personi A” i akt-akuzës është gjithashtu një person i lirë dhe nuk ka asnjë akuzë.

“Aq herë sa ka ardhur (Charles McGonigall) i ka shfrytëzuar mirë ditët. Ti the pse me zotin Gjici? Atë natë nuk kanë dashur të paguajnë darkën, edhe ja kanë hequr lekët e darkës. Edhe për kaq mund ta kenë bërë.

Sepse Charlin, Personi A, e ka ulur me Safetin, pra Neza. Sigurisht ka bërë takime të rëndësishme dhe ne na interesojnë takimet që ka bërë me zyrtarë të shtetit, duke filluar nga kryeministri”, deklaroi gazetari.