Akuzohet për shpërdorim detyre, ish-drejtoresha e ARRSH-së Sonila Qato shkon në GJKKO

Aktualitet

Publikuar: 03/02/2023

Akuzohet për shpërdorim detyre, ish-drejtoresha e ARRSH-së Sonila Qato shkon në GJKKO

Ish-drejtoresha e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Sonila Qato, është paraqitur ditën e sotme pranë Gjykatës së Posaçme të Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimin e Organizuar, për seancën paraprake.

Qato akuzohet për “Shpërdorim detyre”, e cila lidhet me periudhën kur ajo ishte në krye të Autoritetit Rrugor. Tetë muaj pas marrjes së postit, në janar 2019, drejtoresha e Autoritetit Rrugor Shqiptar Sonila Qato deklaroi dorëheqjen.

Një tender për ndërtimin e një tuneli në aksin Kardhiq-Delvinë, solli akuza nga ARRSH drejt kompanisë së ndërtimit “Gjoka Konstruksion” për mashtrim në dokumentet prokurimit; ndërkohë që kompania u përgjigj duke akuzuar drejtoreshën e rrugëve Sonila Qato, për favorizim të një prej konkurrentëve.

Të pandehur në lidhje me këtë çështje janë marrë Sonila Qato, Elona Gogo, Simon Prendi, Arbër Troka, Ariana Hasani, Erdit Salillari dhe Almir Hoxhaj. Ndërkohë nën hetim janë edhe Nikollaq Mihali, Miranda Shkurti, Admir Pahumi.