Zyrtarja e PD në foto me ish-agjentin e FBI, sqarimi: McGonigal insistoi të dilte foto me ne

Aktualitet

Publikuar: 02/02/2023

Zyrtarja e PD në foto me ish-agjentin e FBI, sqarimi: McGonigal insistoi të dilte foto me ne

Fioralba Dizdari, që militon në radhët e Partisë Demokratike, ka pranuar prezencën në një foto që qarkullon së fundmi, ku ajo dhe një tjetër zyrtar i PD, Enri Ceno, shfaqen me ish-agjentin e FBI nën hetim, Charles McGonigal.

“Për sqarim të opinionit publik, kjo foto është e datës 16 nëntor, i 5 viteve me parë, ku unë dhe ish partneri im, po darkonim për ditëlindjen time. Pranë tavolinës tonë ishte një mik i joni me partneren e tij, të cilët na u bashkuan në mbrëmje. Në përfundim të darkës, nëpërmjet një të njohurit tonë, na ftuan të dy çifteve për një pije dhe aty u prezantuam me zyrtarin e huaj. Kjo foto është bërë me insistimin e tyre dhe pranuam pa asnjë kompleks” – shkruan e reja Dizdari në një postim në rrjete sociale.

Ish-prezantuesja e motit, tani politikane, e mbyll sqarimin e saj me shprehjen që kjo që ka ndodhur e “bën misionin tim politik akoma më të vendosur”.