Fiona Papajorgji, Marjana Semini dhe Holta Zaçaj janë kandidaturat mes të cilave do të zgjidhet kryetarja e re e Gjykatës Kushtetuese në Shqipëri. Kandidaturat janë zyrtarizuar sot nga mbledhja e Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, në kuadër të procedurës së zgjedhjes së Kryetarit.
Gjithashtu, Mbledhja e Gjyqtarëve, vendosi që më 15 shkurt do të zhvillohet mbledhja e radhës për të dëgjuar platformat dhe vizionin e secilës kandidate, për të vijuar më tej me procedurat e votimit për zgjedhjen e Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese.