39 kamera janë çmontuar në Korçë dhe Pogradec, pasi ishin vendosur në mënyrë të paligjshme për të kontrolluar lëvizjet e policisë, për qëllime kriminale.
47 kamera sigurie të vendosura nga grupet kriminale, në disa lagjet të qarkut të Durrësit janë çmontuar nga policia, në kuadër të një operacioni mbarëkombëtar, i zhvilluar më parë në Vlorë e në Shkodër.
Kamerat e sigurisë të vendosur për sigurimin e informacioneve për qëllime kriminale dhe për të monitoruar lëvizjet e policisë, ishin montuar nga grupet e të fortëve në Durrës, Shijak, Kruje dhe Nikël.
Janë proceduar për kamerat në Korçë dhe Pogradec
Romeo Staravecka për “Prodhim dhe shitje narkotikësh”;
-Nevrus Llapushi, babai i Erion Llapushi, person me rrezikshmëri të lartë i shpallur në kërkim për vrasjen e një personi në Elbasan;
-Gjergji Romaçka, babai i Ligor Romaçkës, i dënuar për “Trafikim të narkotikëve”;
-Marius Dvorani, babai i tij me precedent penal të mëparshëm.
Zamir Muslli, Albina Qiraxhi, Gentian Çipi, Arben Berberi dhe Petrit Bregu.
Kush është Erjon Llapushi?
Erjon Llapushi 33 vjeç vrau në vitin 2021 kamariarin Gazment Kurmaku upër një tavolinë që ishte rezervuar. Erjon Llapushi është një personazh i skeduar për aktivitet kriminal, dhunë dhe rrezikshmëri të lartë shoqërore. Aktiviteti i tij kriminal ka nisur që nga viti 2007 me kanosje, plagosje duke vijuar deri në vrasjen e disa ditëve më parë.
Një personazh me aktivitet të theksuar, të larmishëm dhe të provuar kriminal, ka arritur t’i shpëtojë lehtësisht drejtësisë, duke kryer më pas edhe krimin e fundit që tronditi opinionin publik, vrasjen me thikë të kryekamerierit, Gazment Kurmaku.
Vetëm katër muaj para vrasjes, Llapushi ishte arrestuar për një vepër penale, për të cilën parashikohet deri në 7 vite burg, por megjithatë i kishte shpëtuar ndëshkimit, duke vijuar normalisht aktivitetin kriminal.

Llapushi ende nuk është arrestuar.
Në Durrës dhe Shijak për vendosje kamerash janë proceduar
Plarent Dervishaj, i shpallur në krim për vrasje dhe pjesë e bandave.
Albert Muharremin vëllai i Rrumit të Shijakut,
Xhulio Vora,
Astrit Balliu (Avdyli)
Jasin Kala (Avdyli)
Altin Avdyli
Sajmir Gjepali.