Një ngjarje tragjike ka ndodhur të shtunën mbrëma në Ferizaj, ku dy vajza njëra 18 vjeçare dhe tjetra 15, ranë nga kati i katërt i banesës.
Si pasojë e kësaj, njëra nga vajzat ka humbur jetën kurse tjetra ka pësuar lëndime trupore.
Zëdhënësi i policisë në Ferizaj, Kanun Veseli ka thënë për Telegrafin se vajzat janë motra.
Ai ka treguar se, e ndjera kishte vendosur të hidhej ndërkaq motra e saj ka tentuar që ta shpëtonte dhe si pasojë kanë rënë të dyja.
“Rasti është cilësuar si “vetëvrasje”.