Rajon

Plani për ekzekutimin e politikanëve në Kosovë, i dyshuar një shqiptar në Belgjikë

Një atentat ndaj politikanëve në Kosovë është arritur të zbulohet nga shërbimet sekrete të vendeve partnere, ndërsa në shënjestër ka qenë kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku dhe disa deputetë të kësaj partie.

Media Nacionale raporton se në listën e ekzekutimeve ka qenë edhe kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi dhe deputetja e kësaj partie, Ganimete Musliu.

Zbulimi i këtij atentati është bërë përmes përgjimit të një grupi shqiptarësh nga ana e policisë gjermane, ndërsa mësohet se ata kanë qenë duke folur mbi realizimin e disa vrasjeve të figurave politike në Kosovë.

 

Fillimisht u raportua se në listë ishte kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe deputetët Avduallah Hoti, ish kryeministër, Armend Zemaj dhe Arben Gashi, por gazeta Nacionale ka mësuar se bëhej fjalë edhe për varjen e Memli Krasniqit dhe Ganime Musliut.

Nacionale raporton se autoritete e Kosovës janë informuar mbi këtë rast nga Ministria gjermane e Punëve të Brendshme.

Plani për ekzekutimin dyshohet se është bërë nga një shqiptar i Kosovës, i cili jeton në Belgjikë. Ai ka qenë duke u hetuar nga autoritetet gjermane për krime të tjera dhe në përgjime policia ka arritur të zbulojë planin për të vrarë politikanët e Kosovës.

I dyshuari mendohet që është një shqiptar i Kosovës që jeton në Belgjikë. Ai ka qenë duke u hetuar nga autoritetet gjermane për krime të tjera, e rastësisht ka rënë në përgjim për idetë e tij të çmendura, për të kryer krime politike në Kosovë”, ka thënë burimi.

Sipas të njëjtit burim, nuk ka dyshim që motivi është politik. Është e pamundur të pohohet që atij dikush i ka dhënë urdhër për të vrarë rival politik, mirëpo përgjimet tregojnë që motivi është i pastër politik”, tha burimi për Nacionale.

Postet e fundit

Situata e tensionuar në Veri të Kosovës, Borrell: EULEX përforcohet me trupa shtesë

prapaskena

“Do rrëzojmë avionin”- Si Albin Kurti e kërcënoi Thaçin për marrëveshjen e Rambujesë

prapaskena

Kreu operacion në spital privat, kirurgët QKUK-së të ashpër me Vjosa Osmanin: Na injoroi dhe na përçmoi

prapaskena