Sot iu vendos tritoli, shefit të Hetimit të Krimeve të Shkodrës në vitin 2019 i plagosën vëllanë me thikë

Aktualitet

Publikuar: 13/01/2023

Sot iu vendos tritoli, shefit të Hetimit të Krimeve të Shkodrës në vitin 2019 i plagosën vëllanë me thikë

Personi në foto është Pëllumb Shpati, shef i Seksionit për Hetimin e Krimeve, në Komisariatin e Policisë Shkodër. Shpatit, sot iu vendos para banese një sasi e konsiderueshme tritoli. Shpërthimi ka shkaktuar dëmtime të lehta në banesën e tij, si dhe është dëmtuar automjeti i tij, teksa fatmirësisht nuk ka viktima apo të lënduar.

Ndërkohë Shpatit në gusht 2019, në lagjen “Mark Lula” të Shkodrës, iu plagos me thikë vëllai i tij Vat Shpati. Asokohe u bë e ditur se ngjarja ndodhi pas një konflikti të çastit, ku në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shtetasit me inicialet S. P., 36 vjeç, banues në Shkodër, A. M., 28 vjeç, dhe P. M., 29 vjeç, (vëllezër), plagosën me thikë Vat Shpatin, banues në Dobraç.