I vihet tritol banesës/ Ky është shefi i Krimeve të komisariatit Shkodër

Aktualitet

Publikuar: 13/01/2023

I vihet tritol banesës/ Ky është shefi i Krimeve të komisariatit Shkodër

Ky është Pëllumb Shpati, të cilit i vendosën tritol në banesën e tij në Shkodër. Ai është me detyrë shef i Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shkodër. Si pasojë e këtij shpërthimi janë shkaktuar dëmtime në banesë si dhe është dëmtuar automjeti i tij.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:50 në lagjen Dobraç. “Grupi i posaçëm hetimor i ngritur për zbardhjen e kësaj ngjarjeje, nga veprimet e para hetimore, ka siguruar prova që do të çojnë në identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, vijon puna për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.”, ka njoftuar policia.