Kryeministri Edi Rama ka konfirmuar ditën e sotme zyrtarisht bashkimin e deputetit të Qarkut të Shkodrës, Agron Çela me Partinë Socialiste.
Ky i fundit u fut në Kuvend nën siglën e LSI-së, por pak javë më parë e brakitis këtë parti, duke iu bashkuar PS-së, arsye për të cilat ende nuk i ka treguar publikisht zoti Çela, pavarësisht aludimeve në media. Kjo lëvizje e tij vjen para zgjedhjeve lokale të 14 Majit.
Rama ka postuar në rrjetet sociale disa foto ku shfaqet në krah të tij edhe Agron Çela. Po ashtu, pjesë e tavolinës janë edhe drejtuesja e PS-së për Shkodrën Elisa Spiropali, deputeti Benet Beci apo edhe ministrja Edona Bilali dhe siç duket nga fotot e publikuara ata po diskutojnë mbi investimet në kryeqendrën e veriut.
“SHKODRA NA BASHKON – Me deputetët e Shkodrës për ecurinë e projekteve zhvillimore të këtij mandati qeverisës me Fondin Shqiptar të Zhvillimit” shkruan Rama krahas fotove të mëposhtme.