Grabitësi humb ndjenjat në gjyq! Vodhi xhiron e një dyqani në Durrës nën kërcënimin e armës

Aktualitet

Publikuar: 10/01/2023

Grabitësi humb ndjenjat në gjyq! Vodhi xhiron e një dyqani në Durrës nën kërcënimin e armës

Ka humbur ndjenjat në gjykatë, një nga autorët e dyshuar për grabitjen e një dyqani në Spitallë të Durrësit.

Mësohet se 35-vjeçari Erlind Shehaj nuk është ndjerë mirë dhe është kërkuar menjëherë ndërhyrja e ambulancës.

Ai është nxjerrë me karrocë nga ambientet e gjykatës dhe është futur në ambulancë.