Janë zbuluar tre emra të tjerë që janë grabitur nga pastruesja Rozeta Dobi, e arrestuar për vjedhjen e banesës së Alda Klosit, ish-shefes së kabinetit të Arben Ahmetajt.
Petsonat në fjalë janë Leonard Ciko, Altin Dine dhe Ervin Karamuço. Këta të fundit kanë deklaruar në prokurori se 49-vjeçarja u ka vjedhur vetëm bizhuteri, po jo para.
Rozeta Dobi dhe djali i saj, Havier Dobi janë në paraburgim pasi akuzohen për vjedhjen e një shumë prej 120 mijë eurosh në banesën e Alda Klosit, ndërkohë që në banesë u janë gjetur më shumë se 550 mijë euro që dyshohet se janë vjedhur në banesa të tjera ku ajo punonte si pastruese.
Të dy janë përgjuar teksa flasin me njëri-tjetrin edhe për vlera të tjera parash që i kishin akoma në banesë dhe që nuk janë gjetur nga policia. Diskutimi i nënë e bir ka qenë me kode, duke u shprehur se paratë janë lart në shtëpi, të cilat do i përdorte Rozeta për të nxjerrë Havierin nga burgu.
Pas përgjimit policia menjëherë zbarkoi në banesë dhe gjeti 404 800 euro, 8500 dollarë dhe aksesorë floriri, të cilat ishin të paketuara, të fshehura në tubin e aspirimit.
Në bisedë ka edhe një debat nënë e bir për para që ka prishur 20-vjeçari.Rozeta Dobi dëgjohet të kritikojë të birin, teksa ai i thotë se ka marrë vetëm 50.
Biseda e përgjuar
Havieri: Çfarë ke thënë ti për mua
Rozeta: Asgjë do rri unë këtu
(Nënkupton se do ta marre ajo përsipër vjedhjen)
Havieri: Lekët atje lart të shtëpia do t’i nxjerr unë
(Bazuar në këtë fjali është urdhëruar kontroll i dytë ku u gjetën paratë e tjera në tubin e aspirimit)
Me pas Rozeta Dobi dëgjohet të kritikojë të birin pse ka marrë shumë para. Ai i përgjigjet kam marre vetëm 50 mije duke nënkuptuar euro