Ish ministri Arben Ahmetaj, i kapur në korrupsion me çështjen e inceneratorëve, harbohet në hotelet me 5 yje të Evropës, në Alpet e Zvicrës, deri në Maldive.
Enver Shehi, i dënuar një herë në 2020 për evazion fiskal me çështjen e inceneratorëve, vdiq dje në burg, pasi ishte arrestuar sërisht me kërkesë të SPAK për të njëjtën çështje.
Ja kjo është drejtësia e re, mbron ‘peshkun e madh’ dhe ndëshkon të vegjlit.
Dy prokurorët e SPAK-ut, Klodian Braho dhe Ened Nakuçi, nën komandën e Ilir Metës, fshehën e provat e korrupsionit për Arben Ahmetajn, duke devijuar hetimet dhe mbajtur në burg kundërshtarët e Metës dhe klientit të tij, Ahmetaj.
Ata fshehën pagesat që Klodian Zoto i inceneratorëve kishte bërë për udhëtimet dhe akomodimin në hotele me 5 yje të Arben Ahmetajt dhe dy grave të tij, Albina Mançka dhe Erjola Hoxha.
Nga ana tjetër, kërkuan që të mbahej në burg Enver Sheshi. Ky i fundit kishte kërkuar të dilte nga qelia me 29 dhjetor 2022, tre ditë para Vitit të Ri pasi ishte sëmurë.
Dy prokurorët dhe gjykata nuk e besuan, duke i rrëzuar kërkesën. Tashmë familjarët e Enver Sheshit akuzojnë drejtësinë për vrasje.