Kreu i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Ylli ka bërë një debat të ashpër me deputetin demokrat, Luan Baçi lidhur me rihapjen e basteve sportive. Presidenti i KOKSH, deklaroi se veset nuk mund të mbyllen me ligj, pasi një gjë të tillë nuk mundi ta bënte as regjimi komunist, duke pranuar se bastet nuk janë mbyllur kurrë. Madje shtoi se kanë përfunduar në duar të atyre që i ka cilësuar si “rrugaçë”. Nga ana tjetër deputeti Baçi kërkoi që aktivitetet që janë të lejueshme në Evropë të aplikohen dhe në Shqipëri, por zbatimi të bëhet konform ligjeve.
Pjesë nga biseda:
Luan Baçi: Nuk ka shanse që shteti të kontrollojë bastet, ka raste që është aksioner. Zoti Ylli e ka mirë nga ana profesionale. Gjithë këto ndryshime që iu thoni, pse nuk i bëtë këto ndryshime atëherë por u mbyllën me një të rënë të basteve.
Fidel Ylli: Unë kam bërë një debat, kam thënë që këto nuk i mbylli dot Enver Hoxha, jo më Edi Rama me qeveri.
Luan Baçi: Po pse i mbylli?
Fidel Ylli: Në parlament e ke kryeministrin, pyete.
Luan Baçi: Ju keni qenë pjesë e maxhorancës
Fidel Ylli: Si është më mirë, ta kontrollosh apo t’ja lësh rrugës dhe gansterave? Me Edi Ramën merru në parlament.
Luan Baçi: Ata që lozin nuk janë të gjithë gangstera
Fidel Ylli: Kush i ka është rrugaç, shkel ligjin dhe nuk ka frikë nga ligji. Është taksative kjo. E kam bërë debatin, ishte marrëzi e çmendur, 30 baste poshtë pallatit.
Luan Baçi: Mund të vendoseshin kritere
Fidel Ylli: Ishin kriterët, por nuk i zbatonin inspektorët.
Luan Baçi: Kjo tregon korrupsionin.
Fidel Ylli: Tani do bëjmë politikë, apo do flasim për gjëra normale. Po i merr rruga paratë tani dhe nuk i merr as sporti dhe kultura. U bënë mirë që u mbyllën se poshtë pallatit kisha 30 copë. Do çdo gjë kohën e vetë. Zoti Malaj të bëri një krahasim dhe të tha, në 1920 qeveria amerikane tha që alkooli turbullon mendjen, në ’33 e lejoi. Në 1980 e mbylli Italia dhe e hapi prapë. Ti do të merresh me Edi Ramën, merri në parlament. është më mirë ti kontrollojë shteti apo jo? Lerë politikën, nuk më intereson fare. Më intereson a luhet sot. Flasim për bastet duhet hapur apo jo? Nuk menaxhohej dot në atë periudhë ishte e pamundur. I doli këtyre nga duart. Është më mirë të vazhdojmë në të zezë? Do rrëzojnë Edi Ramën këta me këtë lloj politike. Po ta shpjegoj, kam qenë pro mbylljes dhe i kam thënë bëj një studim se pse e ka gjithë bota.
Luan Baçi: kush i ka patur në të zezë deri tani? I ka Policia, i kanë njerëzit e Edi Ramës. Ore Fidel, po mendon ti që ka njerëz që të mbajnë këto kompani hapur. I mbajnë shefat e komisariateve.
Fidel Ylli: Enver Hoxha të varte në mes të pazarit, por mu tek 15 katëshi luhej në kohën e Partisë së Punës dhe nuk i mbylli dot. Nuk mbyllet vesi i keq.
Luan Baçi: unë jam që të lejohet çdo aktivitet që është në Europë.