Vrau 31-vjecarin nga Kukësi/BMW e Dibran Hoxhës e mbuluar me diamantë që ndriçonte Prizrenin

Aktualitet

Publikuar: 03/01/2023

Vrau 31-vjecarin nga Kukësi/BMW e Dibran Hoxhës e mbuluar me diamantë që ndriçonte Prizrenin

Dibran Hoxhaj, autori i dyshuar i ngjarjes së rëndë të ndodhur mbrëmjen e djeshme në Prizren posedon pasuri të shumta të cilat i reklamon në rrjetet sociale.

I vdekur pas sherrit të ndodhur tek klubi i Hoxhajt “Kobra City” mbeti një 31-vjeçar nga Kukësi dhe miku i tij 27-vjeçar. Gjithçka ndodhi teksa të rinjtë së bashku me një tjetër shok u qëlluan me armë zjarri teksa tentuan të largoheshin me makinë.

Hoxhaj është tejet aktiv në rrjetet sociale, ku reklamonte posedimet e tij me vlerë. Ndër to, një makinë tip BMW të larë në diamantë të bardhë, gurë të çmuar të verdhë, apo me veshje floriri.