Ministërja Frida Krifca akuzon fermerët se kanë mbjellë shumë ullinj. I nxit të mbjellin hashah? ‘Akademia e Barinjve’ në hall për mbiprodhimin e vajit të ullirit 

Kryesore

Publikuar: 31/12/2022

Ministërja Frida Krifca akuzon fermerët se kanë mbjellë shumë ullinj. I nxit të mbjellin hashah? ‘Akademia e Barinjve’ në hall për mbiprodhimin e vajit të ullirit 
Sa për të qarë, aq edhe për të qeshur. Ministret e Edi Ramës bëjnë skandale sa herë hapin gojën.
Ministërja e Bujqësisë, Frida Krica, e zhytur në afera korruptive kur drejtonte AZHBR-në, ka akuzuar fermerët se kanë mbjellur shumë ullinj, duke prodhuar shumë vaji ulliri.
“Kemi një prodhimtari të lartë të vajit të ullirit. Kemi pasur ndër vite mbi mbjellje të rrënjëve të ullirit, të cilat janë mbjellë pa një strategji të qartë. Kemi rreth 10 milionë rrënjë ulliri”, është shprehur ministrja Frida Krifca, e njohur edhe për idenë e akademinë e barinjve.
Me këtë qëndrim, ministërja i nxit fermerët që të presin ullinjtë dhe të mbjellin diçka tjetër, ndoshta edhe hashash, ku tregu është i gatantuar!
Për një skandal të tillë, në çdo vend normal të botës, një ministër do të ishte shkarkuar për 5 minuta.
Ministria e Bujqësisë mban përgjegjësinë kryesore për mungesën e tregut për vajin e ullirit.
Në çdo vend të botës, fermeri prodhon, ndërsa shteti krijon kushtet për garantimin e tregut.

 

Puna e fermerit të ullirit, nuk ka marrë vëmendjen e Ministrisë së Bujqësisë për të krijuar tregun e vajit ulliri bio, Made in Albania. Fermeri mundohet që tregun e vajit ta sigurojë nëpërmjet të afërmve të tij, pasi Shqipëria ende nuk ka një markë të sajin të vajit të ullirit që mund të shitej përtej kufijve.

Sipas ministres Frida Krifca nuk është kjo arsye se përse fermerët po përballen me mungesën e tregut, por gabimi është i fermerëve që zgjodhën të merren më këtë kulturë bujqësore.