Ende nuk dihet nëse Ervis Martinaj është fshehur apo zhdukur, por policia, gjatë kontrollit për Krishtlindje, gjati arsenal armësh në çifligun e tij në Fushë-Kuqe.
Në kosheret e bletëve ishin fshehur 2 armë zjarri automatike, 1 silenciator, rreth 7 mijë fishekë luftarakë të kalibrave të ndryshëm, për armë të lehta dhe të rënda, 85 predha eksplozive, 1 thikë bajonetë, 9 uniforma policie, 7 jelekë multifunksionalë, 11 kapele policie, 2 radio policie, fenelina policie, maskë gome për fytyrën dhe dokumente të ndryshme.
Gazetarja Klodiana Lala ka ngritur dyshime se fisi Martinaj mund të ishte përgatitur për hakmarrje ndaj personave që dyshon se mund të kenë marrë pjesë në atentatin në Fushë-Krujë ndaj Brilant Martinajt, dy shokëve të tij dhe shokëve të Vis Martinajt.
“Mua nuk më bën përshtypje gjetja e municioneve luftarake, dihej kjo, ata po përgatiteshin. Xhaxhallarët e tij janë shoqëruar në polici dhe do merren në pyetje, jam e bindur që ata do të thonë që nuk kishin asnjë dijeni për amrët. Mendoj që ata janë duke u riorganizuar, kjo nisur dhe nga fakti që dy njerëz me lidhje krushqie me Martinajn janë kontrolluar dhe shoqëruar në polici së fundmi. Ata kanë marrë nën menaxhim bizneset e Martinajt,”- tha Lala.
Nga ana tjetër, Reçët po ruhen dhe janë ngujur që pas vrasjes së Brilantit dhe dy shokëve të tij. Deri më sot nuk ka asnjë të akuzuar dhe asnjë provë, për implikimin e Reçëve në ngjarje, por ata gjithsesi po ruhen.