Habit Tea Trifoni: Me Andin më lidhi Olsa për klikime dhe për t’u bërë e njohur, me Beartin me dëshirën time, tjetrin e njoha me Fation Kuqarin

Jetë/stil

Publikuar: 28/12/2022

Habit Tea Trifoni: Me Andin më lidhi Olsa për klikime dhe për t’u bërë e njohur, me Beartin me dëshirën time, tjetrin e njoha me Fation Kuqarin

Tea Trifoni, Andi Artani dhe Beart Rexhepi ishin treshja më e komentuar e 2020. Për të rifreskuar memorien, ata të 3 morën pjesë në programin e dashurisë “Për’puthen”, nga i cili Bearti u shkëput shpejt.

Nga ana tjetër, Andi dhe Tea vazhduan rrugëtimin dhe dolën çift bashkë.

Por pak javë më vonë u zbulua se lidhja e tyre ishte e pavërtetë dhe se në fakt Tea kishte qenë gjatë gjithë kohës e lidhur me Beartin.

Historia që ngjalli shumë reagime u mbyll shumë shpejt, pasi Tea dhe Bearti ndanë rrugët.

Pas gati 2 vitesh, Tea ka folur për këtë histori në “Big Brother VIP 2”. Ajo u shpreh se gjithçka e kishte bërë për show.

Tea mashtroi publikun, pasi u lidh me Andin vetëm për skenarin e Olsa Muhametajt, që ideon Për’Puthen.

“S’e bëj më atë gjë unë e kam ngrënë një herë atë gjë. Për lojë e bëra atë te “Për’puthen”. Historia që u shfaq në show, ishte e gjitha show. Ne ishim miq na ecte muhabeti si miq por kaq. Unë e bëra atë lojë si me zor, nuk më pëlqeu, ishte një gjë që e bëja me shtysa”– tha Tea.

Ajo u shpreh më tej se: “Isha shumë e re, nuk i kuptoja shumë gjëra. Nuk kisha fare eksperiencë të tillë, nuk e kisha idenë si funksionon televizioni. Prindërit e dinin që ishte aktrim, u mërzitën e u mërzita unë.”

Sa i përket Beartit ajo tha se historia është mbyllur edhe zgjati vetëm tre muaj.

Pak kohë më parë ish-konkurrentja e “Përputhen”, Tea Trifoni zbuloi se ka nisur një lidhje të re dashurie. Ajo nuk ka zbuluar shumë rreth partnerit, përveçse është shumë i ëmbël.

Ajo tregoi se të dashurin e ka njohur rastësisht me Fation Kuqarin dhe se ai është një djalë i thjeshtë i panjohur për publikun.