Prapaskena sjell emrat dhe fotot e personave që dyshohet se kanë bashkëpunuar me njëri-tjetrin dhe kanë marrë pjesë në grabitjen dhe ndarjen e pasurive të Ervis Dedajt, pas vrasjes së tij nga Festim Qoli, i cili më pas pagoi Talo Çelën për të vrarë edhe mamanë e Ervisit, Fatmira Deda.
Ky është Artan Hylmiu, i cili dyshohet se posedon disa pasuri të Ervis Dedes. Hylmiu është shok i killerit Festim Qoli.

Ky është Besnik Dedaj, vëllai i Fatmira Dedajt, daja i Ervis Dedeajt. Besniku dyshohet se ka bashkëpunuar dhe është blerë nga Festim Qoli, për të përfituar nga ndarja e pasurive të motrës dhe nipit të tij të vrarë nga Qoli.

Ky është vetë Festim Qoli, i cili i ka marrë pasurinë Ervis Dedes pas vrasjes së tij dhe nënës së tij.
Pasuritë që i janë grabitur Ervis Dedes pas vrasjes me letra false, ku janë implikuar noterë, punonjës të hipotekës etj., janë 6 hektarë tokë në Karper tek Kryporja, lokal në Gjirin e Lalzit, dyqane dhe apartamente në Durrës.
Përfshihen objekte te Mali i Robit, hotel Arvil, Rio Palace, sipërfaqe të ndryshme pronash nga Golemi deri në Durrës, apartamente, miliona euro cash etj.
Krim i shumfishtë
Festim Qoli, i njohur si Festja, në 5 qershor 2012, vrau Ervis Dedajn, për t’i marrë pasurinë, pasi Dedaj kishte krijuar një pasuri me vlerë miliona euro, në emrin e të afërmve.
Nëna e Ervisit, Fatmira Dedaj kërkonte drejtësi në Prokurorinë e Durrësit dhe akuzonte Festim Qolin për vrasjen e të birit. Qoli dhe Elvisin kishin disa pasuri të përbashkëta, përfshirë edhe një karburant.
Kjo gjë e shqetësonte Festen, edhe pse kishte paguar 250 mijë euro, për të pezulluar dosjen.
Kështu një ditë Festim Qoli i kërkon Nuredin Dumanit të vrasë Fatmira Dedën për 40 mijë euro.
Dumani i jep 35 mijë euro Talo Çelës për të vrarë Fatmira Dedën. Talo kryen krimin në mënyrë makabre. Krimet janë kryer për një arsye: Marrjen e pasurive Elvis Dedajt.
Pasuritë
Para vrasjes së nënë e bir, Festim Qoli rezultonte bashkëpronar me Fatmira Dedajn në biznesin e tregtimit të karburanteve në Durrës. Qoli kishte 49 % të pikës së karburantit, ndërsa Fatmira Dedaj, e cila mbulonte të birin, kishte 51 %.
Qoli u bë pronar me 100 % i karburantit pas vrasjes së nënë e bir. Ai arriti të merrte karburantin me duke falsifikuar letrat. Ka dyshime se është inplikuar edhe Hipoteka Durrësit.
Në dosjen e prokurorisë, thuhet se Festim Qoli dhe Elvis Dedaj kanë pasur edhe prona të tjera të përbashkëta të regjistruara në emër të Festim Qolit.
Bar Spiranca
Nuredin Dumani, në dëshminë e tij, thekson se Festim Qoli, kishte shumë pasuri të regjistruar në emra të tjerë, duke përfshirë edhe një godinë trekatëshe në zonën e njohur si Nishtulla, ku përfshihej Bar Kafe “Spiranca”, ushqimore me shumicë edhe një restorant dasmash.
Këtë pasuri e ka kaluar në emër të të afërmve.
Hoteli Alvin Comfort
Një tjetër pasuri, e cila dyshohet se ka qenë e Ervis Dedajt, por që është tjetërsuar, është hotel Alvin Comfort në Golem, aty ku ka pasuri të tjera, Elvis Dedaj.
Hoteli rezulton në pronësi të shtetasit Bledar Gjini. Burime për Prapaskenën thanë se kjo pasuri ka qenë e Ervis Dedajt dhe nuk dihet se si ka përfunduar në duart e Bledar Gjinit.
Pasuri të tjera, i implikuar edhe daja i Elvis Dedajt
Sipas burimeve, Elvis Dedaj kishte një pasuri me vlerë miliona euro, si hotele, apartamente në resorte në Golem, prona në zonën e Durrësit, kompani të ndryshme, karburante, vila etj., si dhe miliona euro cash.
Të gjitha këto prona janë ndarë dhe tjetërsuar. Në këtë operacion kriminal, Festim Qoli dyshohet se ka bashkëpunuar edhe me dajën e Elvis Dedes së vrarë, pra me vëllanë e Fatmira Dedajt. Daja ka përfituar një pjesë të pasurisë.
SPAK duhet të marrë në pyetje motrën e Elvis Dedajt, e cila ndodhet jashtë vendit. Ajo mund të japë informacione të vlefshme për pasuritë që i janë grabitur Elvis Dedajt.
Motra e Dedajt duhet të merret edhe në mbrojtje, pasi mafia dhe krimi mund të tentojnë ra heqin qafet ashtu siç veprian me vëllanë dhe nënën e saj.
Dumani me Qolin pinë gjak pasi vranë Fatmira Dedë
Porositësi i kësaj vrasje do të ishte sipas Nuredin Dumanit, Festim Qoli. Ortak në një pikë karburanti me Ervis Dedën, që pas vrasjes së tij, do të eliminonte edhe nënën e tij.
Gjatë diskutimit Festim Qoli më tha: ‘Po më ngushton nëna e Ervis Dedes, kjo pasi po interesohet vazhdimisht në prokurori për vrasjen e djalit dhe ajo më akuzon direkt’. Festimi më kërkoi nëse mund ta ndihmoja me eliminimin e saj. Pas diskutimit, Festim Qoli më tha do të të jap 40 mijë euro po ta vrasësh Fatmirën. I thashë do flas me disa persona”, tha Dumani.
Sipas rrëfimit të mëtejshëm të Nuredin Dumanit, personi që kontaktoi për të kryer vrasjen e Fatmira Dedës, ishte Talo Çela. Në atë kohë i panjohur për bëmat e tij, por që më vonë emri i tij do të lakohej në shumë prej krimeve të rënda të ndodhura në Shqipëri.
“Nuk e di atë ditë apo më vonë, por di që shkova i vetëm në Elbasan te Talo Çela. Talon me sa mbaj mend e kam takuar tek lokali/servisi i Gent Sharrës, të cilin e kam njohur po nga Talo në Elbasan, pasi kishim kryer grabitje bashkë. Kam diskutuar me Talon dhe Gent Sharrën për këtë pjesë. I thashë që janë shumë lekë. Me thënë të drejtën unë i thashë që janë 30 000 euro, pasi doja të fitoja diçka më shumë. Talo e pranoi ofertën që i thashë për momentin”, pohoi ai.
Por ajo që vjen më pas në rrëfimin e Nuredin Dumanit është edhe më e frikshme. Dhe tregon mizorinë që shoqëronte vrasës të tillë. Ku Talo Çela nuk e kishte problem të vriste, qoftë kjo edhe një grua, në varreza. Ku një ndër bashkëpunëtorët në këtë krim ishte edhe Dorian Shkoza, i cili shumë vite më pas, më 2 mars 2020, do të mbetej i vrarë nga Talo Çela, në lagjen nr. 14 Nishtulla në Durrës, bashkë me Anxhelo Avdian.
“Pas disa ditësh Talo erdhi dhe i tregova emrin, vendin dhe lëvizjet e Fatmira Dedes.Për ditë të tëra e ndoqëm Fatmirën bashkë me Talon. Ajo shkonte çdo mëngjes në varrezat e Durrësit. Ideja ishte ta vrisnim tek varrezat. Në ndjekjen e saj kemi futur dhe Dorian Shkozën, i cili kishte një makinë ‘Suzuki’ ose ‘Toyota’ me portobagazh të vjedhur ngjyrë e kuqe. Doriani e ndiqte dhe na jepte ne të dhënat ku ishte ku shkoi. Talo donte ta bënim tek varrezat pasi sipas tij krijonte lehtësi në largim në drejtim të Spitallës, por unë nuk pranova”, theksoi i penduari i drejtësisë.
Por kjo ide duket se nuk i pëlqeu Festim Qolit, porositësit të vrasjes, i cili donte që vrasja e Fatmira Dedës të dukej si një grabitje e pastër. Sepse në këtë mënyrë, ai mendonte se askush s’do të dyshonte tek ai…
Mbasi folëm me Festimin ai më tha që vrasja të bëhej tek garazhi pasi duhej të dukej si grabitje dhe jo si vrasje, kjo pasi aty do kishim dhe Agronin që do na ndihmonte me telefon për lëvizjet e saj. Agroni është djali i xhaxhait të Festimit dhe Petritit. Di që merret me ndërtim dhe është diku tek 50 vjeç.Agroni jetonte në të njëjtin pallat me viktimën. Për çdo lëvizje që bënte Fatmira, unë flisja më të vëllain e Festimit, Petritin, të cilin e informoja për çdo lëvizje, por jo për planin. Petriti na i dha telefonat për punë vëzhgimi, kur hyn dhe kur del Fatmira. Kështu që u vendos përfundimisht që ta eliminonim Fatmirën te garazhi i pallatit ku banonte. Festimi ndërkohë ishte jashtë shtetit.
Mua më ka thënë që ishte në Itali, por nga biseda me të mësova se kishte qenë në Greqi.Largimi i tij nga Shqipëria ishte i planifikuar. Kishim biseduar që para se të kryhej vrasja ai duhet të ishte jashtë shtetit. Kjo me qëllim që policia mos të kishte dyshime tek ai. Petriti, vëllai i Festimit na dha 2 telefona Nokia të vjetër. Një për mua, një për Agronin. Me qëllim që të vëzhgonim kur dilte dhe kur hynte Fatmira në pallat”, tha Dumani.
Nuredin Dumani rrefen më tej se e zuri gjaku kur pa dhunën brutale që Talo Çela ushtroi ndaj Fatmira Dedës. Së cilës i dha fund me një thikë në qafë.
“Ditën e ngjarjes shkuam me ‘Suzukin’. Talo kaloi tek pjesa mbrapa e makinës që ishte me xhama të zinj. Unë isha shofer i mjetit. Kemi bërë rrugën dhe po prisnim tek hyrja e garazhit. Me vete kishim një pistoletë TT dhe një thikë të cilën e mbante Talo Çela. Talo kishte doreza dhe kapuç, ndërsa unë kam pasur vetëm doreza edhe një triko sportive me kapuç dhe kapele, mesa mbaj mend pasi unë isha në timon. Goni na bëri mesazh që Fatmira kishte dalë dhe e dinim që do kthehej. Agroni na jepte të gjitha informacionet kur hynte dhe dilte Fatmira. Ajo lëvizte me Citroen C4 dhe ishte lehtësisht e verifikueshme. Kemi pritur kthimin e saj rreth 1 orë dhe e pamë që erdhi. Sapo e pashë u nisa menjëherë mbas saj me makinë tek garazhi.
Hymë njëkohësisht në garazh. Ajo zbriti nga makina pasi parkoi dhe po dilte për punën e saj. Unë po rrotullohesha tek parkimi dhe Talo doli nga makina dhe po priste momentin. Në këtë moment unë pashë që Talo po e godiste me shqelma, ndërsa ajo nuk reagonte. Talo kishte dhe armën me vete po se përdori. Ai përdori thikën më pas për ta eliminuar. Ajo ishte e shtrirë pa ndjenja nga goditjet e tij me grushta dhe shkelma kur ai i drejtoi thikën dhe më duket se e goditi në qafë.Unë nuk mund ta shikoja dot. Kështu donte dhe Festimi që të ndodhte pasi donte të dukej jo si vrasje por si grabitje prandaj u përdor konflikti. Talo më pas i grabiti çantën, nuk e di se çfarë kishte brenda se kam parë. Isha i tensionuar nga gjaku dhe nga vdekja e zonjës”, nënvizoi Dumani.
Por edhe pse thotë se e zuri gjaku nga vrasja makabre që Talo Çela sipas tij i bëri Fatmira Dedës, Nuredin Dumani nuk e pati problem të pinte gjak me Festim Qolin, porositësin e vrasësit të saj dhe të bëheshin vëllezër përjetë.
“Pasi vramë Fatmirën, kemi shkuar me të njëjtën makinë deri në Plepa tek ura. Unë mora taksi tek Plepat ndërsa Talo mori makinën, ndërsa nuk e di ku shkoi më pas makina e ngjarjes. Vrasja më rëndoi shumë. Telefonin e hodha tek kanali i ujërave të zeza. Aty hodha dhe rrobat. Pas disa ditësh Petriti erdhi me një ML gri. Më tha dil tek nënkalimi i Shën Vlashit, aty bëmë një xhiro me ‘Benzin’ dhe më tha: ‘ja ku e ke pagesën’. Shkova në Elbasan atë ditë ose të nesërmen dhe komunikova me Talo Çelën që po shkoja ta takoja.
Komunikoja vetëm me mesazhe. Talon e kam takuar tek ‘Pilafi’ në Bradashesh, Elbasan. I dhashë 30 000 mijë euro Talo Çelës dhe 10 000 euro i mbajta për vete. Unë me Festimin jam takuar disa herë më mbrapa, por nuk e ka hapur asnjëherë bisedën për vrasjen. Më ka falënderuar për vrasjen dhe më pas kemi prerë gishtat së bashku, jemi bërë vëllezër gjaku. Të shtëpisë time dhe të atij e dinë që jemi vëllezër gjaku”, tha ai.