E rrethuar me mure të larta, tela me gjemba dhe kamera sigurie, si e ruan Ervis Martinaj banesën e tij në Fushë Kuqe

Aktualitet

Publikuar: 26/12/2022

E rrethuar me mure të larta, tela me gjemba dhe kamera sigurie, si e ruan Ervis Martinaj banesën e tij në Fushë Kuqe

FNSH dhe RENA kanë zhvilluar ditën e sotme kontrolle në banesën e Ervis Martinaj në Fushë Kuqe. Në foton që sjell Report Tv vihet re siguria e lartë në shtëpinë e bosit të lojërave të fatit, Ervis Martinaj.

Siç shihet në foto, banesa e Martinajt i ngjan më shumë një fortese të sigurisë së lartë. Shtëpia rrethohet nga një mur i lartë i rrethuar me tela me gjemba, si edhe është e pajisur me kamera sigurie.

Duket se Martinaj, një personazh i njohur i botës së krimit, i ruhej një hakmarrje të mundshme.