Gerti Shehu, 31-vjeçari që goditi me grusht Sali Berishën më 6 dhjetor, ka më shumë se dy javë që po qendron në burg. I riu, ndonëse u dokumentua se ishte me probleme shëndetësore dhe se dyshohet ta ketë bërë pavetëdije të plotë sulmin ndaj Berishës, nuk u la në masën e “arrest shtëpie”. Këtë masë kërkoi nëna e tij, avokati mbrojtës por edhe vet Shehu, pasi mbajtja në izolim mund të përkeqësonte shëndetin e tij. Këto fakte nuk e bindën Gjykatën për të ndryshuar masën e arrstit me burg për 31-vjeçarit.
Ndërkohë, të enjten e 22 dhjetorit, një 17-vjeçar humbi jetën pas goditjes përplasjes me makinë nga ish-kryebashkiaku i Himarës Vasil Bollano. Gjykata ka vendosur për Bollanon masën e arrest shtëpie. Por çfarë parashikon kodi penal në rast të një akisenti me pasojë vdekje? Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor, kur ka shkaktuar vdekjen e një personi, dënohet me burgim nga dy deri në dhjetë vjet. Por si i shpëtoi burgut ish-kryebashkiaku i Himarës?
Ende pa u tharë gjaku i të miturit, Vasil Bollano nxitoi të shkonte në spital duke shfaqur shqetësime me zemrën. Një rekomandim mjekësor bëri të mundur që Gjykata të pranonte gjëndjen e rënduar shëndetësore të Bollanos duke e shpëtuar atë nga hekurat. Po përse Gjykata nuk mori përsipër kartelën mjekësore të Gerti Shehut që plagosi lehtë një figurë publike?
Qartazi, “ligji në dorën e Maliqit” është i ashpër dhe i rreptë deri më një me shqiptarin e zakonshëm. Pa njohje politike, pa miqësi dhe pa para, fati i shqiptarit të zakonshëm dihet. Kështu që “mirësevini në Shqipëri”, kur për një plagosje futesh në burg, ndërsa nëse vret një 17-vjeçar, mund të qendrosh në shtëpi e t’i shmangesh burgut.